75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

Mësohet sa do të mungoj Rodrygo pas lëndimit të fundit

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo ka pësuar një lëndim të ri.

Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi ka njoftuar se është diagnostikuar tendinozë në muskujt e kofshës së pasme të këmbës së djathtë, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Cope”, Rodrygo do të jetë jashtë fushave për së paku 10 ditë.

Ai do të humbas dy ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në La Liga, kundër Valencias në fundjavë dhe Real Sociedadit, e cila zhvillohet me 14 shkurt./IndeksOnline/