Mësohet se a do të luaj Xhaka kundër Anglisë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/granit-xhaka.jpg)
Sipas një raporti, Granit Xhaka do të jetë i aftë për t’u përballur me Anglinë, pavarësisht se i është nënshtruar një skanimi për një dëmtim të mundshëm.
Mesfushori ka qenë lojtari kyç i Zvicrës në Euro 2024.
Zvicranët do të përballen me Tre Luanët të shtunën, por në këtë përballje në dyshim se a do të mund të luante ishte Xhaka.
Sipas Blick, ai do t’i nënshtrohej një skanimi MRI për shkak të disa problemeve, por The Sun raporton se ai do të jetë i aftë për t’u përballur me Anglinë pas rezultateve të testeve, shkruan IndeksOnline.
Xhaka u pa duke marrë trajtim në pjesën e parë të fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Italisë, megjithëse vazhdoi të përfundonte lojën, me sa duket pa ndonjë problem të mëtejshëm.
Mesfushori do të stërvitet vetë të martën, megjithëse pritet të jetë i gatshëm për të filluar në fundjavë. /IndeksOnline/