Mësohet se çfarë u kërkoi Kurti dy deputetëve të minoriteteve

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me dy deputetët e minoriteteve, Veton Berishën dhe Hetem Arifi, në Kuvendin e Kosovës.
Ftesë për këtë takim kishte edhe deputetja boshnjake, Duda Balje, mirëpo e njëjta ishte në një aktivitet në Prizren.
Indeksonline mëson se Kurti kishte vetëm një kërkesë për këta deputetë të minoriteteve, vota e tyre për formimin e legjislativit.

Ndërsa, mësohet se Berisha dhe Baxhaku nuk i kanë dhënë ndonjë përgjigje definitive për këtë çështje.
Ndryshe, Kurti takim ka zhvilluar edhe me deputetët e Listës Srpska. Këta të fundit të vetmin kusht që do t’ia paraqesin Kurtit është heqja e taksës. /Indeksonline/
