Mësohet se kur do të hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës
Gjilani e Vushtrria dhe Malisheva janë tre skuadrat që sot u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi eliminuan Lirinë, Vëllaznimin. respektivisht Trepçën ’89.
Ato u bashkuan me Dukagjinin, Ballkanin, Ferizajin, e Llapin, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e fundit çerekfinaliste do të mësohet javën e ardhshme, ku Feronikeli ’74 përballet me Dinamon e Ferizajit, me datë 18 shkurt.
Pas kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të hidhet me datë 20 shkurt, nga ora 13:00./IndeksOnline/


