75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

Mësohet se kur do të ndodh prezantimi i Dybalas te Roma

Pak ditë më parë, Paolo Dybala është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës së Romës.

Argjentinasi u transferua si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me skuadrën e Juventusit, skruan Indeksonline.

Dybala ende nuk ka debutuar me fanellën e Romës, por tashmë dihet se kur do të bëhet prezantimi i tij para gazetarëve dhe tifozëve të Giallorossit. 

Mediat italiane raportojn se ceremonia e prezantimit të Dybalas do të bëhet ditën e martë në Sheshin Koloseu në orën 21:00.

Argjentinasi pritet të bëjë një pershendetje për tifozët të cilët do të jenë të pranishëm gjatë ceremonisë.

Ndërsa debutimi i Dybalës me fanellen e Romës pritet të jetë në ndeshjen miqësore kundër Tottenhamit, e cila do të luhet në në Izrael më  30 korrik./Indeksonline/