75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Mësohet se kur do të zyrtarizohet Franco Foda si trajner i Kosovës

Franco Foda do të jetë trajner i ri i Përfaqësues së Kosovës.

Tekniku gjerman sot ka ardhur në Kosovë dhe ka pasur takim me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, për të diskutuar detajet përfundimtare të marrëveshjes, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Fodo nesër në ora ora 14:00 do të prezantohet zyrtarisht trajneri i Kosovës.

57-vjeçari në të kaluarën ishte trajner i Kombëtares së Austrisë gjatë vitit 2017-2022, duke çuar deri në 16-tat më të mira në Kampionatin Europian./IndeksOnline/