75 Mall Live Search
22:24 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / AR

Mësohet se kur mbahet takimi i Kurtit me kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për takim kryetarët e komunave.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.

Në atë takim do të diskutohet pandemia Covid-19 si dhe gjendja e krijuar.

Gjendja me pandeminë në Kosovë është mjaft alarmante ku si pasojë nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja.

Deri më tani në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 26.525./Indeksonline/