75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Mësohet se kush do të drejtojë finalen mes Real Madridit dhe Pachucës

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen finale të FIFA International Cup mes Real Madridit dhe Pachucës.

FIFA, i ka besuar këtë ndeshje venezuelanasit Jesus Valenzuela.

Valenzuela, ka gjykuar më parë në ndeshjet e Botërorit 2022, Copa America 2024, 2021 dhe 2019, në lojërat olimpike “Tokyo 2020” dhe në Ligën e Arabisë Saudite.

Kujtojmë se ndeshja mes Real Madridit dhe Pachucës do të zhvillohet sonte në “Lusail Stadium” në Doha të Katarit në orën 18:00./IndeksOnline/