Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në derbin Atletico-Real

Është mësuar edhe emri i të cilit do të gjykojë ndeshjen Atletico-Real Madrid.
Bëhet fjalë për gjyqtarin polak, Szymon Marciniak të cilit UEFA i besoi gjykimin në superderbin e të mërkurës.
Për polakun është ndeshja e 6-të që do të gjykojë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe e dyta ndeshje e Realit që e gjykon ai.
Marciniak, gjithashtu kishte gjykuar edhe finalen e Botërorit 2022 mes Francës dhe Argjentinës si dhe finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit në vitin 2023.
Ndeshja kthyese e derbit të Madridit, do të zhvillohet të mërkurën në “CIVITAS Metropolitano”, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/