75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / L A

Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Manchester City-Real Madrid


Është caktuar tashmë se kush do të gjykojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.


Bëhet fjalë për gjyqtarin francez, Clement Turpin i cili do të gjykojë për herë të tretë në një ndeshje të Real Madridit.


Të gjithë e kujtojmë si atë që referoi në ndeshjen finale të vitit 2022 të Ligës së Kampionëve dhe gjysmëfinalen e sezonit të kaluar mes Realit dhe Bayernit.


Kujtojmë se ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet të martën, në orën 21:00./IndeksOnline/