15:58 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mësohet se sa ditë do të mungoi Granit Xhaka

Mjeku i përfaqësueses së Zvicrës, Pierre Etienne Fournier ka dalur me rezultate konkrete pas lëndimit të Granit Xhakës. Mjeku zvicërian ka dhënë lajme pozitive sa i përket lëndimit të tij.

Fournier ka thënë se ylli i Arsenalit do të mungoi më së shumti deri në 10 ditë.

“Graniti tashmë po punon në biçikletë. Kemi menduar se është diçka shumë më serioze, por fatmirësisht jo. Xhaka do të jetë më ne edhe në miqësoren ndaj Spanjës, por nuk do të luaj.

Kemi katër fizioterapeutë të cilët do të punojnë me të. Maksimumi që Xhaka nuk do të luaj janë 10 ditë. Por, ai do të jetë shumë i gatshëm për Botëror” ka thënë mjeku i përfaqësueses helvetike./Indeksonline/

Temat: