75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Mësohet se sa metra ka kërcyer Ronaldo në golin e shënuar ndaj Torinos

Cristiano Ronaldo shënoi dje golin e 21 për Juventusin në Serinë A.

Portugezi shenoi dje në derbin ndaj Torinos duke ndihmuar skuadrën bardhezi të shmangte humbjen në Alianz Stadium.

Në minutën e 84-të portugezi realizoi me një “fluturim” brenda zonës.

Sipas “Sky Tech”, portugezi i bardhezinjve kërceu plot 2.47 metra për të dërguar topin në rrjetë. Edhe një basketbollist do ta kishte zili…