75 Mall Live Search
20:48 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / H F

Mësohet se sa ndeshje do t’i humbas Messi pas lëndimit në fundjavë

Pas ndeshjes ndaj Pumas më 6 gusht, nga e cila Messi pritet të mungojë, Inter Miami do të përballet me një kalendar të ngjeshur në MLS. Katër sfidat e radhës janë ndaj Orlando City (10 gusht), LA Galaxy (16 gusht), DC United (23 gusht) dhe Chicago Fire (30 gusht). Prania e yllit argjentinas në këto ndeshje mbetet e pasigurt, pasi gjithçka do të varet nga ritmi i rikuperimit të tij.

Aktualisht nuk ka një datë të konfirmuar për rikthimin e tij në fushë, dhe raportimet nga mediat amerikane theksojnë se stafi mjekësor po vepron me kujdes për të shmangur rrezikun e ndonjë rikthimi të parakohshëm.

Për trajnerin e Inter Miamit, Javier Mascherano, mungesa e Messit përbën një sfidë të madhe, duke qenë se ndikimi i tij në lojë është thelbësor, veçanërisht në fazat vendimtare të sezonit.

Lëndimi ka pasoja edhe për përfaqësuesen e Argjentinës, e cila në muajin shtator do të përballet me dy sfida të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës, kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.