75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Mësohet shifra e madhe e votave që mori ish-analisti Armend Muja

Ish-analistit politik Armend Muja, angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje duket të mos i ketë shkuar huq. Kjo pasi që siç mësohet ai ka arritur të grumbullonte vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Muja që vjen nga Mitrovica ka arritur të grumbullonte mbi 20 mijë vota.

Ai do t’u bashkohet deputetëve të Vetëvendosjes në përbërjen e legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Partia e Kurtit në nivel vendi ka arritur të merrte 47.85% të votave, përjashton ato nga diaspora, votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara e të cilat ende nuk janë numëruar.