75 Mall Live Search
00:21 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Mësohet shifra e transferimit të Arbnor Mujës te Antwerpi

Pas ndeshjes së sotme, raportohet se Drita ka arritur marrëveshje me skuadrën Royal Antwerp, për transferimin e Arbnor Mujës te skuadra Belge.

Gazetari Arlind Sadiku, ka njoftuar se Drita nga kjo marrëveshje do të përfitoj 400.000 euro nga shitja e Mujës, transmeton Indeksonline.

Foto e realizuar pas marrëveshjes mes Dritës dhe Anteerpit, ku shihet futbollisti Arbnor Muja, presidenti i Dritës Valon Murseli dhe drejtori sportiv i Antwerpit, Marc Ovenmars.

“Arbnor Muja do të bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës.

Ai do të thyej rekordin e Milot Rashicës që ishte transferuar te Vitesse nga Vushtrria për 300,000 euro në vitin 2015.

Drita do të përfitojë 400,000 euro nga shitja e Mujës.

Futbollisti do të udhëtojë në Belgjikë për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë afatgjate me Antwerpin.”, ka njoftuar Sadiku, përmes rrjetit social Facebook./Indeksonline/