Mësohet shifra që Trabzonspori do të paguajë për transferimin e Ernest Muçit
Ernest Muçi pritet të kompletojë transferimin e tij te Trabzonspori gjatë afatit të janarit apo verës së vitit 2026.
Sulmuesi shqiptar është duke kaluar momente fantastike te skuadra turke, shkruan Indeksonline
Kështu, presidenti i klubit – Ertugrul Dogan tregon shifrën e saktë që duhet paguar për t’i siguruar shërbimet e plota të lojtarit shqiptar.
Bëhet fjalë për një shifër rreth 6.5 milionë euro, që Trabzonspori duhet t’i paguajë Besiktasit.
“Nëse nuk gabohem, na duhet të paguajmë rreth 6.5 milionë euro për të siguruar të drejtat e plota të Ernest Muçit, me 5 këste. Nëse trajneri ynë e kërkon, Trabzonspori do të nënshkruajë me Muçin” u shpreh Dogan për A Spor-in
24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asist në Superligë./Indeksonline/
Ertuğrul Doğan: “Yanılmıyorsam, Muçi’nin bonservisini almamız için 6-6.5 milyon euro civarında bir para vermemiz gerekiyor, 5 taksitle. Hocamız istedikten sonra Trabzonspor da üç aşağı beş yukarı bu paraları ödeyip Muçi’yi alacaktır.” (A Spor) pic.twitter.com/smJiyk1ze0
— De Marke Sports (@demarkesports) December 16, 2025

