09:08 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet, shkaktari i rrëzimit të helikopterit të Bryantit

Kobe Bryanti, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë e kanë humbur jetën në një aksident me helikopter, i cili u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës.

Helikopteri kishte fluturuar nëpër mjegull të madhe, para se të rrëzohej në Calabasas të Kalifornisë, ndërsa asnjëri nga nëntë prsonat që ndodheshin në të nuk kanë shpëtuar.

Helikopteri privat i ish-yllit të NBA, Sikorsky S-76, u kaplua menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë.

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme derisa po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Angelesit, duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Zëdhënësi i policisë së Los Angelesit, Josh Rubenstein, ka konfirmuar se kushtet e motit nuk i plotësonin standardet minimale për të fluturuar.