Mësohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Maqedoninë Veriore
Një aeroplan është rrezuar dje në Maqedoninë e Veriut, nga ku mbetën të vdekur katër persona.
Aeroplani CESNA u rrëzua të martën në pikën malore “Sollunska Gllav”, prej të cilit nuk shpëtoi asnjë pasagjer.
Ndërkaq mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.
Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që coi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.