13:57 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mësohet shuma që i ofroi Donald Trump reperit 50 Cent-it, për të kënduar në inaugurim

Inaugurimi i Presidentit Donald Trump në 2017 nuk ishte saktësisht ngjarja më e ndjekur në histori, pavarësisht se ai synonte një gjë të tillë.

Për të arritur këtë gjë, presidenti amerikan kishte dhënë para të majme për artistët që të ishin pjesë e inaugurimit.

Në Show Late Late me James Corden, Curtis Jackson i njohur si 50 Cent, tha se njerëzit e Trump ofruan gjysmë milioni dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin.

Sipas tij, shuma të ngjashme u janë ofruar edhe këngëtarëve të tjerë./Indeksonline/