75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 18 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mësohet skuadra e fundit e cila do të jetë pjesë e La Ligas për sezonin e ardhshëm

Skuadra e Alavesit është rikthyer në La Ligën e Spanjës.

Deportivo Alaves mbrëmë ka fituar ndeshjen e dytë të play-offit, duke e mposhtur Levanten me rezultat minimal 1-0, pas vazhdimeve., shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Asier Villalibre në minutën e 120+9, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Alaves është rikthyer në La Liga vetëm pas një sezoni në Ligën e dytë dhe u bë skuadra e tretë e cila siguroi inkuadrimin në La Liga, pas Granadas dhe Las Palmasit./IndeksOnline/