75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Mësojeni se kur hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Janë mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.

Real Madridi dhe Napoli janë skuadrat e fundit të cilat kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale, pasi kanë eliminuar Liverpulin dhe Eintracht Frankfurtin, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat e tjera çerekfinaliste janë: Milan, Bayern Munchen, Manchester City, Chelsea, Inter dhe Benfica.

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të hidhet në orën 12:00 të premten, më 17 mars në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Aty do të mësohen gjithashtu se me kë mund të përballen në gjysmëfinale, ku në të njëjtën kohë do të hidhet shorti për atë fazë.

Ndeshjet çerekfinaliste do të zhvillohen në prill, ndërsa gjysmëfinalet do të luhet në maj./IndeksOnline/