08:22 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Mësoni 7 karakteristikat për një lidhje të shëndetshme

1-I pranojnë diferencat mes tyre Në një lidhje, ajo që përgjithësisht duket si një problem në komunikim është në fakt një vështirësi për të pranuar diferencat që ekzistojnë mes çiftit. Kur partnerët dashurohen në llimin e lidhjes vihen re vetëm të përbashkëtat, por kur lidhja bëhet e vërtetë ajo kërkon punë dhe përshtatje mes partnerëve. Këtu llojnë dhe dalin diferencat mes tyre. Në një lidhje të shëndetshme partnerët e pranojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin si dy persona të ndryshëm.

2-Ato programojnë kohë për të kaluar së bashku. Çiftet e lumtura i kushtojnë kohë njëri-tjetrit pavarësisht sa të zënë janë me punë. Koha e kaluar së bashku nuk do të thotë që të rrini në një divan përpara televizorit, por të bëni diçka argëtuese dhe interesante së bashku.

Couple hands holding showing the love

3-Ato dinë se si ti nisin bisedat e vështira. Një çift di se si duhet të komunikojnë më partnerët e tyre kur bëhet fjalë për një çështje delikate. Ato nuk e ndërpresin njëri-tjetrin, shmangin momentet kur partnerët janë shumë të stresuar apo i japin kohë vetes dhe partnerit për të menduar më me qetësi se sa të zihen në atë moment.

4.Ata përdorin komunikim konstruktiv gjatë mosmarrëveshjeve.

Në vend që të diskutoni për nevojat tuaja mësoni që përvojat tuaja ti shprehni edhe gjatë diskutimeve.

Në vend që ti tregoni partnerit se çfarë të bëjë, më mirë tregojini se jeni të shqetësuara për vonesat apo shmangien e përgjegjësive të tij. Partnerët janë më të mirë për t’u përgjigjur kur nuk u tregohet se çfarë duhet të bëjnë.

5-Punojnë si një skuadër.

Kur partnerët janë të pakënaqur në diçka është e lehtë për të drejtuar gishtin se kush e ka fajin, por në të vërtetë çiftet duhet të punojnë në skuadër. Kur diçka nuk ecën duhet të bisedoni me partnerin dhe të kuptoni që dështimi i gjërave erdhi si rezultat i mosbashkëpunimit si një skuadër. Kur partnerët funksionojnë si një ekip do të thotë që faji është i të dyve kur diçka nuk shkon mirë.

6-Ata mbështesin njëri-tjetrin.

Mbështetja në një projekt të rëndësishëm apo çështjet familjare është një tregues shumë i mirë i mbështetjes së partnerit. Dëgjimi me kujdes për atë që ai thotë, apo nëse kërkon këshilla në mënyrë që të jeni aty për partnerin kur ai ka nevojë. Gjithashtu marrëdhëniet me familjarët mund të jenë paksa të vështira në llim, por që do të përmirësohen me kalimin e viteve.

7-Mbajnë gjallë romancën.

Kur jeni në një lidhje për një kohë të gjata romanca venitet, por kjo gjë nuk duhet lejuar. Surprizojeni partnerin me dhurata të vogla, komplimente, apo organizoni diçka romantike vetëm për ju të dy.