07:30 / E Enjte, 30 Korrik 2020

Mësoni më shumë për “koshin”, stolinë e kokës për nuse

Koshi apo zambakët janë stoli të kokës për nuse me motive florale të punuara me dorë. Si dekor thuret nga peri i mëndashtë dhe lidhet për teli i cili po ashtu mbështillet me fije dhe copëz mëndafshi. Si stoli është e dedikuar për nuse dhe gra të reja, dhe bartet vetëm në raste solemne e festive si pjesë e veshjeve me dimi dhe jelek ndryshe njohur si veshje allaturka.

Dekori i kokës e mori emrin kosh për shkak të platformës së mbajtjës së luleve punuar nga teli, pra njihej si kosh i luleve.
Llojet e luleve që qëndiseshin në kosh ishin të llojllojta si: lulë molle, lulë vathi, lulë filizi por më së shpeshi ishin lulet e zambakut nga edhe njihet si zambaku për kokë. Një kosh kishte rreth pesëmbëdhjet deri në njëzet lule të qëndisura, secila lule e kishte të qëndisur nga pesë deri në pesëmbëdhjet petale si dhe një gjethe. Për ta bartur koshin gratë duhet ti mbledhnin flokët lartë, dhe koshi vendoset sipër kokës si pjesë së veshjës me dimi dhe jelek.

Sipas zonjës Fazile Isufi 70 vjeçe nga fshati Vidishiq i Mitrovicës, e cila për mbi pesë dekada prodhoj dhe shiste kosha për nuse të reja, thekson se “ paraluftës 1998-1999 koshat barteshin shumë nga nuset, pastaj pas luftës filloj t’ju binte përdorimi, po ashtu dhe shitja e tyre”. Të njëjtin mendim e ndanë edhe zonja Sofije Gruda, 77 vjeçe nga fshati Luboveci i Skënderajit, ajo i kishte thurrur 6 sosh si pjesë të çejzit për martësen e saj, ajo thekson se “se koshi dikur bartej shumë, pastaj jo dhe aq por tash së fundi në fshatin tim vërej se koshi ka filluar të bartet prapë tek nuset e reja”.

Në festat që ndodhin në qytetet, fshatrat e lagjet tuaja, a bartet koshi akoma? Ju ftojmë të ndani me ne mendimin tuaj , apo foto të vjetra ose të reja nusesh me kosh në kokë.

Mos i humb