07:52 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mësoni motin për vikend në Kosovë

Edhe ditëve të fundjavës rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike si dhe masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe më të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.

3.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

4.11 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.

7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temat: