17:01 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësoni sa kushton vera më e shtrenjtë në botë, nuk është italiane

Rekordin për shishen e verës më të kushtueshme në botë, nuk e mbajnë as verërat e vreshtave franceze as ato të Toskanës, por Hungaria, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Prodhuesit e saj kanë nxjerrë në shitje një prodhim special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj, transmeton albeu. Ky prodhim përbëhet nga vetëm 18 shishe me 1 litër e gjysmë secila, dhe që arrin një vlerë prej 40 mijë dollarë.

Vlera rekord justifikohet nga prodhuesit me shijen karakteristike, teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit.

Ata theksojnë se rrushi i përdorur për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

Dëshmitë e para të verës “Tokaj” fillojnë në 1576, dhe janë të cituara edhe në himnin kombëtar të shtetit hungarez.

Kjo verë mori famë në Evropë pasi ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, që e ka cilësuar si mbretin e verës. /Indeksonline/