75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / OSH

Mësoni se kush është favoriti kryesor për Topin e Artë këtë vit

Triumfi i Italisë në Kampionatin Evropian e ka “turbulluar” paksa garën për Topin e Artë. Italia nuk ka patur ndonjë lider të pakontesueshëm duke u bazuar më shumë në lojën kolektive.

Fitorja e Argjentinës në Kupën e Amerikë Latine ka bërë Messin favorit që të fitojë Topin shtatë të Artë për të. Leo kishte një kampionat të jashtëzakonshëm duke udhëhequr shtetin e tij në garën prestixhioze.

Messi ka qenë edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe lojtari më i mirë i sezonit në njëren nga dy ligat më të forta në botë. Ekspertët dhe koeficientët e bëjnë Messin favorit për këtë vit.

Donnarumma pritet të jetë poashtu në podium, bashkë me Jorginhon.

Emri i De Bruyne poashtu përmendet si një nga të mundshmit për të qenë në podiumin e më të mirëve në botë./Indeksonline/