75 Mall Live Search
01:05 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mësoni si do jetë dita e parë e kësaj jave sipas horoskopit …

DASHI

Ditë e qetë, dedikuar moskokëçarjes dhe zbavitjes. Për momentin keni nevojë për konfirmim që të sqaroni disa aspekte të jetës suaj.

Në punë mund të keni mundësi që do ju bëjnë të fitoni më shumë ekonomikisht.

DEMI

Yjet shohin që jeni mirë dhe me dëshirë për të vepruar. Tashmë, prej muajsh po modifikoni jetën tuaj. Dikush mund të vërë në dyshim marrëdhënien sentimentale, e cila kohët e fundit duket se nuk po shkon mirë.

BINJAKËT

Ditë interesante kjo e 29 korrikut. Do jeni protagonistë absolutë të jetës suaj dhe shumë njerëz do ju marrin si shembull. Më në fund do arrini të kaloni një moment të keq që keni kaluar javën e fundit.

GAFORRJA

Kohët e fundit keni patur pak ankth, por për fat gjërat do shkojnë për mirë. Kush po përjeton prej kohësh një histori dashurie të rëndësishme mund të përqendrohet tek e ardhmja në çift dhe të ndërmarrë projekte të reja. Mos lini pas dore punën.

LUANI

Nuk kanë munguar vështirësitë që ju kanë vënë në krizë, por më në fund këto ditë do mund të arrini të flisni në mënyrë pozitive për të ardhmen tuaj në punë. Mjafton fare pak për t’ju shkurajuar, por falë familjarëve do arrini të jeni më të fortë.

VIRGJËRESHA

Horoskopi i 29 korrikut ju sheh nën një aspekt astrologjik pozitiv. Për ju do jetë më e lehtë të realizoni dëshirat, edhe pse kohët e fundit keni qenë protagonist të shumë ndryshimeve.

PESHORJA

Keni nevojë të ndiheni të lirë, edhe në marrëdhëniet sentimentale. Nëse dikush tenton t’ju kushtëzojë shumë, kërkoni menjëherë ta largoni. Jeni njerëz shumë besnikë, por keni nevojë sidoqoftë për hapësirat tuaja dhe për këtë pretendoni besim absolute. Në punë do kërkohet përqendrimi maksimal.

AKREPI

Për të lindurit e kësaj shenje do jetë më e thjeshtë të realizoni dëshirat. Po e shihni të ardhmen në mënyrë më konstruktive dhe kjo ju lejon të jeni më efikasë. Kujdes nga Jupiteri, i cili mund t’ju sjellë ndonjë problem. Kërkohet të jeni vigjilentë.

SHIGJETARI

Keni shpresuar shumë në jetën tuaj sentimentale dhe nëse diçka nuk shkon, është mirë të flisni për këtë menjëherë. Duhet t’i jepni përparësi punës dhe studimit këtë ditë.

Dikush nga ju mund të ketë çështje të pazgjidhura që e bëjnë të rrijë në ankth. Lodhja mund të fillojë të ndihet.

BRICJAPI

Jeni njerëz shumë të qetë, por nëse dikush ju ngacmon shumë, mund të reagoni keq. Këto do jeni ditë interesante dhe konstruktive për ju. Do keni nevojë të fiksoni pika referimi mbi të cilat të përqendroheni.

UJORI

Harmonia me partnerin duket se nuk është në nivelin e duhur, por shpejt mund ta rikuperoni marrëdhënien.

Kush është ende single po kërkon shpirtin binjak, por kini kujdes të mos nxitoni. Peshojeni mirë çdo vendimmarrje, sidomos ato që kanë të bëjnë me profesionin. Mos lini pas dore familjen.

PESHQIT

Yjet favorizojnë shenjën tuaj zodiakale, por duhet të impenjoheni nëse doni të arrini rezultatet e shpresuara. Në punë mund të merrni propozime interesante, por duhet t’i analizoni mirë. Nëse raporti me partnerin nuk është ndër më të mirët, vlerësojini siç duhet gjërat.