75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mësoni si do të jetë moti në dy ditët në vijim

Fushat e presionit të lartë që shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian dhe rajonin tonë, do të kushtëzojnë mot më stabil ditëve në vijim.

Ndërkohë një front i ftohtë që shtrihet në lindje të rajonit, ditën e mërkurë do të sjellë vransira, pasdite rreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, vala e të nxehtit mbi Europën perëndimore pritet të shtrihet mbi vendin tonë shkurtimisht, nga dita e premte, mirëpo ditëve të fundjavës, një turbullirë nga Atlantiku që do të depërtojë mbi rajon, mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

24.07.2019 – Pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 8.

25.07.2019 – Kryesisht me diell. Pasdite zhvillime të vransirave lokale. Erë e lehtë mesatare nga verilindja-lindja 2-8m/s. Indeksi UV: 6.