09:35 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Mëso, si të bëhesh partner i mirë për fitnes

Është shtruar pyetja shumë herë se a është me mirë të ushtrohet vetëm apo me partner? Nese je një që ke ushtruar vet dhe tani je duke e menduar iden për të marrë një partner, atëherë ne ju rekomandojmë që të gjeni dikë dhe të ushtroni bashkë. Ka njerëz që preferojnë të ushtrojnë vet në fitnes dhe nuk ka asgjë gabim pasi që shumë kanë arritur suksese duke ushtruar në këtë mënyrë.
Megjithatë, mund të ketë mundësi më të madhe për sukses nese dikush është aty për të ju ndihmuar, shtyer, motrivuar kur ju keni nevojë. Si fillim duhet ta kuptoni se ka më shumë për tu bërë partner i ushtrimeve me dikë sesa te ngritni pesha dhe ti ndihmoni njëri-tjetrit në pesha. Qe të jeni partner i mirë ne trening ju duhet të keni dëshirë që partneri juaj të arrijë sukses po aq sa dëshironi për veten tuaj. Edhe partneri juaj duhet të ketë të njëjtin mendim ose nuk do të mund te funksionoj ushtrimi së bashku.

  1. Krijoni qëllime të ngjashme
    Nuk do të iu ndihmoj të gjeni një partner i cili kërkon ti humb 15 kg dhe ju jeni duke kërkuar të shtoni peshë. Treningu juaj do të jetë i ndryshëm dhe qëllimet do të ndryshojnë bashkë me motivimin.
    Nese dëshironi të keni sukses me qëllimet e juaja gjeni dikë që dëshiron të arrijë të njëjtin qëllim si ju, në menyrë që ta shtyeni njëri-tjetrin për të arritur maksimumin.
  2. Shkoni në ushtrime me kohë
    Keni dëgjuar ndonjeherë për thënjen “Nese jeni herët jeni në kohë dhe nese jeni në kohë jeni vonë”? Kjo është strategjia që duhet të përdoret kur ushtroni me partner
  3. Gjeni kohën e përshtatshme për t’i ndihmuar.
    Janë disa persona të cilët nuk dëshirojnë të kenë askënd afër deri sa të arrijnë në pikën e dështimit (pikën e fundit) dhe janë të tjerët të cilët dëshirojnë që ju ti mbani duart në shufër gjatë gjithë kohës së ushtrimit.
    Gjeni se cilën mënyrë e preferoni ju, e cilën partneri juaj në mënyre që të mos ketë keqkuptime më pas.
    Capture
  4. Kujdesuni për formën
    Kujdesuni që kur është radha e partnerit tuaj të jeni vigjilent e jo të mendoni se qfare do të bëni më vonë. Nese partneri juaj është duke bërë diqka gabim ju duhet ti tregoni në mënyrë që ta përmirësoj formën e ushtrimit.
    Gjithashtu edhe partneri juaj duhet të iu korigjoj gjatë gjithë kohës për gabime.
  5. Pranoni kritikat
    Nese dëshironi që partneri juaj të iu ndihmoj në zhvillimin tuaj, ju duhet ti pranoni këshillat dhe kritikat. Në një pikë ai ose ajo do të kuptoj që ju jeni duke bërë diqka gabim dhe do të ju tregoj.
    Mbani mend se kritika nuk është ofendim mirëpo është këshillë që ju të përmirsoni formën e ushtrimeve dhe të arrini rezultate më të mira.