14:41 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mësoni si të trajtoni dëmet e mushkërisë dhe si t’i mbroni ato

Nëse keni vite që pini cigare, jetoni në vende të mbipopulluara dhe të ndotura, nëse jeni prekur nga viruse apo toksina të tjera, pastrimi i mushkërive është një zgjidhje shumë e mirë.

“Nuk është nevoja të harxhoni para duke blerë vitamina, çajra ose vajra esencialë që detoksifikojnë mushkëritë. Ka produkte të panumërta që shiten në internet dhe që pretendojnë se largojnë toksinat nga mushkëritë, por nuk ka asnjë studim shkencor për të mbështetur përdorimin e ndonjërit prej tyre”, është shprehur Joshua Englert, MD, pulmonologe në Qendrën Mjekësore Ëexner të Universitetit Shtetëror të Ohio.

Fatmirësisht, mushkëritë janë jashtëzakonisht të mira në pastrimin dhe riparimin e vetvetes në disa situata – dhe ka hapa që mund të ndërmerrni për të mbajtur mushkëritë tuaja sa më të shëndetshme.

Si të trajtojmë dëmtimin e mushkërive

Pirja e duhanit shkakton dy lloje të dëmtimit afatgjatë të mushkërive: emfizemë dhe bronkit kronik. Së bashku, këto njihen si sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD). Në emfizemë, qeset e vogla të ajrit që shkëmbejnë oksigjenin, shkatërrohen. Në bronkit kronik, ka inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes që krijojnë qeset e ajrit. Pasi të shkatërrohen qeset ajrore, ato nuk mund të zëvendësohen. Edhe pse disa nga ënjtjet dhe pezmatimet nga bronkiti mund të ikin, dëmi strukturor do të mbetet.

Sa më parë të hiqni dorë nga pirja e duhanit, aq më shumë shanse keni për të riparuar disa dëme. Një studim i madh zbuloi se 20 vjet pas ndalimit të duhanit, rreziku për COPD bie në të njëjtin nivel sikur të mos kishit pirë duhan. Dhe pas 30 vjetësh, rreziku i kancerit të mushkërive bie në të njëjtin nivel sikur të mos kishit pirë duhan. Sa më shpejt të hiqni dorë nga pirja e duhanit, ka më shumë të ngjarë që mushkëritë të jenë në gjendje të shërohen. Nëse pini duhan për shumë kohë, dëmi mund të bëhet i përhershëm.

Mbroni mushkëritë tuaja

Për të mbrojtur mushkëritë tuaja nga dëmitmet që shkakton duhanpirja, gjëja më e mirë që mund të bëni është:

Shmangni tymin e dorës së dytë.

Edhe pse lënie e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për mushkëritë tuaja, është e rëndësishme që të mos merrni thithni tymin e cigares që pijnë të tjerët përreth jush. Kombinimi i tymit që vjen nga fundi i një cigareje, plus tymi që del nga goja e duhanpirësit, përmban qindra kimikate toksike. Thithja e këtij tymi mund të shkaktojë kancer të mushkërive.

Qëndroni larg nga avullimi

Një studim i fundit zbuloi se avullimi i bën mushkëritë tuaja më pak të afta të pastrojnë mukozën, gjë që mund të çojë në infeksione. E vetmja gjë që duhet të thithni në mushkëri është ajri i pastër, asgjë tjetër nuk do të jetë e sigurt.

Mos u mbështet në terapinë me avull

Megjithëse një studim shumë i vogël zbuloi se thithja e avullit të ngrohtë mund t’i bëjë njerëzit me COPD të ndjejnë më pak shqetësime, nuk ka asnjë përfitim për mushkëritë tuaja.

Avulli mund të jetë i dobishëm për përmirësimin e pastrimit të mukusit nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes, përfshirë hundën dhe fytin, gjatë një infeksioni respirator, por nuk do t’i bëjë mushkëritë të funksionojnë më mirë.

Parandaloni infeksionin

Mbroni mushkëritë tuaja nga dëmtimet e mëtejshme duke marrë vaksina kundër gripit dhe pneumonisë, duke larë shpesh duart tuaja dhe duke shmangur kontaktin me këdo që është me grip apo ka ndonjë sëmundje tjetër.

Rrini larg ndotjes, brenda dhe jashtë shtëpisë

Shoqata Amerikane e mushkërive rekomandon që shtëpinë tuaj mund të përmbajë radon, një gaz toksik që mund të shkaktojë kancer në mushkëri. Bëjeni zakon të pastroni rregullisht shtëpinë dhe zgjidhni produkte pastrimi që janë pa komponime organike të paqëndrueshme (VOC), aromat dhe irrituesit.

Hani dhe pini një dietë të pasur me antioksidantë

Ngrënia e boronicave ose sallata nuk do të zhbëjë dëmin prej vitesh që ka bërë pirja e duhanit, por hulumtimi tregon sa më shumë fruta zarzavate me gjethe të hani, mbrojtja e mushkërive është më e madhe.

Një studim i madh korean zbuloi se pirja e çajit jeshil, i cili ka si efekt antioksidues dhe anti-inflamator, mund të shkurtojë shanset tuaja për të pasur COPD, por rezultatet nuk janë përfundimtare.