Mësoni të gjitha sfidat e fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve ka mësuar të gjitha përballjet e fazës “playoff” të saj, me goglat që rezervuan përballje të forta.
Mesfushori shqiptar, Regi Lushkja, do të ketë një sfidë të fortë nëse Sherif Tiraspoli kalon Viktoria Plzen. Kampionët e Moldavisë do të kenë përballë fituesin e çiftit Karabag Ferençvarosh.
Një tjetër sfidë që bie në sy është ajo midis Trabzonsporit dhe Kopenhagenit, me të dyja skuadrat që kërkojnë grupet e Championsit.
Përballja që mund të dhurojë emocione në “playoff” do të jetë ajo mes Rejnxhërsit dhe fituesit të Monako-PSV, gjithmonë nëse skocezët do të kalojnë modestët e Union Shën-Xhilos.
SFIDAT:
Karabag / Ferençvarosh – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius – Ludogorets / Dinamo Zagreb
Makabi Haifa / Apollon Limasol – Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen – Trabzonspor
Dinamo Kiev / Shturm Graz – Benfika / Mixhyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs – Monako / PSV
Vazo e kampionëve:
Ludogorets / Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen
Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Karabag / Ferençvarosh
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius
Makabi Haifa / Apollon Limasol
Trabzonspor
Vazo e ligave:
Benfika / Mixhyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs
Dinamo Kiev / Shturm Graz
Monako / PSV