08:07 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësoni temperaturat për diten e sotme

Fushat e presionit të lartë dhe vala e të nxehtit që kanë kapluar Evropën Perëndimore gjatë kësaj jave do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke kushtëzuar mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.

Temat: