75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Gj Sh

Messi afër marrëveshjes së re me Inter Miamin

Inter Miami është afër marrëveshjes së re me Lionel Messin, për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas i cili u bashkua me Inter Miamin në fund të vitit 2023, i skadon kontrata me 31 dhjetor të 2025-tës, shkruan IndeksOnline.

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se palët janë afruar drejt një marrëveshjeje të re, e cila është në fazat e avancuara.

Kanë mbetur edhe disa pika për t’u sqaruar dhe miratuar kushtet personale, dhe pastaj do të nënshkruhet marrëveshja.

Bisedimet do të përshpejtohen në javën e ardhshme./IndeksOnline/