75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / B O

Messi apo Lewa? Përgjigjet Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është përgjigjur në dilemën nëse Leo Messi e ka merituar “Topin e Artë” në ceremoninë që u mbajt mbrëmë. Trajneri gjerman nuk është i pajtimit me këtë vendim.

“Mos më pyetni mua, fajin e kanë gazetarët. Nëse mendoni se ka qenë veprim i padrejt, atëherë fajësoni kolegët e juaj” ka qenë përgjigja në humor e Klopp ndaj gazetarit që i bëri pyetjen.

“Gjithmonë Messi duhej të shpërblehej për karrierën që ka patur dhe aftësitë që ka. Por këtë herë duhej t’i takonte Lewandowskit. Pasi Lewa se mori mbrëmë, është e vështirë të marrë prapë atë ai dhe të tjerët” ka thënë Klopp./Indeksonline/