Messi apo Van Dijk, cili e meriton “Topin e Artë”? Klopp ju lë pa fjalë me përgjigjen
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e ka përshkruar Lionel Messin si lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate, por theksoi se Virgil van Dijk duhet ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2019.
Mbrojtësi i “Reds” është një nga favoritët për çmimin që jepet në dhjetor, pasi u zgjodh “The Best” i vitit nga UEFA.
Kapiteni i Barcelonës ka po ashtu mjaft shanse për të triumfuar, ndërkohë që podiumi i pretendentëve më të kuotuar kompletohet nga CR7.
Ndërsa Klopp është një tifoz i madh i yllit argjentinas, ai beson se holandezi që stërvit ka performuar më mirë gjatë vitit dhe meriton ta tojë çmimin: “Nëse ia jepni “Topin e Artë” lojtarit më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë ai duhet t’i shkojë gjithmonë Lionel Messit. Ky është realiteti. Por, nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë e meriton Virgil van Dijk. Unë nuk e di saktësisht se si do të funksionojë, por kështu e mendoj. Lojtari më i mirë i të gjithë kësaj gjenerate? Pa diskutim, është Lionel. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Ky është Virgil. Do ta shohim se cili do të fitojë”.
Messi, për herë të fundit e fitoi çmimin në vitin 2015. Ai do ta tejkalonte Cristiano Ronaldo, nëse e bën të vetin të gjashtin “Top të Artë”, këtë edicion.
Luka Modric i dha fund dominimit të argjentinasit dhe portugezit në dekadën e fundit, duke e fituar çmimin vitin e kaluar, por nuk arriti të përfshihej në listën e vogël të kandidatëve për këtë trofe, këtë edicion.
Nëse Van Dijk fiton, ai do të jetë mbrojtësi i parë, që nga Fabio Cannavaro në vitin 2006, që triumfon në “Topin e Artë”.