75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Gj Sh

Messi arrin një rekord personal, afër të thyej atë të Ferenc Puskas

Ish-yje të Barcelonës, Bayern Munichut dhe Real Madridit janë mes lojtarëve me më së shumti asistime në historinë e futbollit.

Lionel Messi ka arritur në 400 asistime në karrierë, por ekziston një lojtar që ka më shumë asistime se legjendari argjentinas.

Sigurisht, 38-vjeçari ka më shumë asistime se kushdo tjetër në shekullin XXI, por një lojtar nga e kaluara ka një rekord paksa më të lartë.

Ja shtatë më të mirët në këtë renditje:

7. Kevin De Bruyne – 316

6. Luis Suarez – 317

5. Thomas Muller – 352

4. Johan Cruyff – 358

3. Pele – 369

2. Lionel Messi – 400

1. Ferenc Puskas – 404