Messi: Barcelona do të luaj për të gjithë titujt
Barcelona po luan ndeshjen e “Joan Gamper” kundër Arsenalit para fillimit të sezonit të ri.
Kapiteni i skuadrës, Lionel Messi ka mbajtur një fjalim të shkurtër para fillimit të kësaj ndeshje.
Ai ka premtuar se Barcelona do të luftoj në të gjitha frontet për t’i sjellë të tre titujt në Camp Nou.
“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar”
“I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit”.
“Është diçka shumë e rëndësishme. Ndoshta nuk i japim shumë rëndësi, por duhet të jetë ndryshe. Ne po shohim përpara për tu përmirësuar. Shpresoj se do të kemi përkrahjen”. /IndeksOnline/
#Messi, the captain speaks ?? pic.twitter.com/bl8vYbfEpj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2019