14:11 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Messi bëhet hero i muslimanëve, i urryeri i izraelitëve

Anulimi i miqësores me Izraelin nga Federata e Futbollit të Argjentinës ka bërë bujë në Izrael.

Autoritetet vendase menjëherë kanë kërkuar llogari nga ambasada e Argjentinës që ndodhet në Izrael. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi presidentit argjentinas, Mauricio Macri duke i kërkuar anulimin e këtij vendimi. Mediat argjentinase raportojnë se gjithçka nisi nga kërkesa e Leo Messit.
Futbollisti më i mirë në botë thuhet se ka pranuar mijëra mesazhe në rrjetet sociale nga populli palestinez që mos të luaj në këtë miqësore. Madje, ndaj Messit ka patur edhe kërcënime nëse bëhet pjesë e miqësores.

“Ne nuk gjunjëzohemi përballë një tufe mbështetësish terroristë dhe antisemitë. Argjentina nuk i rezistoi presionit të urrejtëve izraelitë. Por, ne jemi krenarë që antisemistët po thellojën urrejtjen ndaj nesh” ka thënë ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman. “Ka vlera më të mëdha se sa vet Lionel Messi. Frikacakët po e politizojnë edhe sportin” ka thënë presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin. Ndërkohë, emri i Messit dhe Argjentinës po bënë bujë në mediat arabe. Në Palestinë, njerëzit kanë nisur një fushatë falënderuese për Messin të bashkëngjitur me flamurin e Argjentinës./Indeksonline/