75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Messi bëhet hit me veshjen e tij/ Futbollisti habit me kombinimin

Si rrallë herë Lionel Messi po përflitet për paraqitjen e tij.

Futbollisti iu bashkua kombëtares së Argjentinës, ndërsa veshjet e tij simpatike u bënë shpejt hit në rrjetet sociale.

Sulmuesi i PSG-së nuk njihet për tërheqjen e tepërt të vëmendjes me veshje, por këtë herë gjërat ishin ndryshe pasi ai u shfaq me një xhup ngjyrë hiri të ‘Dsquared2’ me motive ngjyrë ylberi, duke i kombinuar të gjitha me pantallona të së njëjtës markë.

Megjithatë, veshja e Messit shkoi një hap më tej, pasi edhe valixhja e tij binte në sy.

Përkatësisht, ishte një valixhe ‘Louis Vuitton’ që kushton 3900 euro. Edhe çanta e shpinës që mbante ishte e së njëjtës markë dhe nga i njëjti koleksion me valixhen ku edhe vlera e saj është 2900 euro.

Xhupi që ai kishte veshur shitet 445 euro, ndërsa xhinset janë 590 euro.

Atletet e tij janë të markës ‘Dolce & Gabbana’, të cilat ylli argjentinas i vesh shpesh dhe çmimi i tyre është 650 euro.