75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Messi bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës/ Urohet nga bashkëlojtar e ish-bashkëlojtarë

Sonte në ndeshjen kundër Huescas, Lionel Messi do të shkruaj edhe njëherë historinë në Barcelonë.

Kapiteni i katalunasve sonte e barazon me ndeshje më së shumti të luajtura me fanellën e Barcelonës, Xavi Hernandezin, transmeton Indeksonline.

Përmes një videoje, bashkëlojtarë e ish-bashkëlojtarë e kanë uruar Lionel Messin për rekordin e ri.

Lionel Messi pa pikë dyshimi është futbollisti më i mirë në histori të klubit të Barcelonës./Indeksonline/