Messi bën asist, por Inter Miami eliminohet nga Champions Cup

Skuadra e Inter Miamit është eliminuar nga Champions Cup, pasi u mposht nga Monterrey me rezultatin 3:1.
Nuk mjaftoi një asist i yllit të Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi – i cili pasoi te goli i shënuar nga Gomez që ishte edhe i vetmi i skuadrës amerikane, shkruan Indeksonline
Monterrey ishte më i fortë në fushë dhe arriti t’i realizonte tri gola me anë të: Vazquez, Berterame dhe Gallardo.
Me këtë fitore, Monterrey është kualifikuar në gjysmëfinale, ku në këtë raund do të luaj ndaj Columbus Creë./Indeksonline/