75 Mall Live Search
13:36 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / L A

Messi “çartet” pas humbjes nga Los Angeles, i shkon gjyqtarit pas ndeshjes

Lionel Messi ka marrë vëmendjen së fundmi.

Kjo për shkak të një incidenti pas ndeshjes me Los Angeles FC, teksa shkoi të konfrontohej me gjyqtarin.

Pamjet e fundit tregojnë Messin duke u përpjekur të përballej me arbitrin pas fundit të ndeshjes, por shoku i tij, Luis Suárez, e ndaloi duke e kapur për dorë për të mos hyrë në dhomën e arbitrit.

Los Angeles, kujtojmë se fitoi ndaj kampionëve në fuqi të MLS, Inter Miami me rezultat bindës 3-0./IndeksOnline/