23:02 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Messi çon kupën lartë, pamje nga festa e Barcelonës

Për herë të dytë radhazi dhe të 26-ën në histori të La Liga, skuadra katalane ka arritur të fitojë kampionati spanjoll, për të vërtetuar dominimin në këtë ligë në dekadën e fundit.

Katalanët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Levanten në “Camp Nou”, duke hapur shampanjën e titullit para tifozërisë që ishte e shumtë në numër, në shkallët e stadiumit.

Lojtarët janë duke festuar në stadium pas ngritjes së kupës.

Më poshtë keni disa pamje nga festa e katalanasave: