”Messi Cup”, futbollisti argjentinas krijon turneun e tij, këto skuadra do të marrin pjesë

Lionel Messi ka krijuar një turne të ri futbolli, i cili do të mbaj emrin e tij.
Futbollisti argjentinas, ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor në Miami do të organizohet ”Messi Cup”, shkruan IndeksOnline.
”I emocionuar që më në fund e ndaj këtë me ju. Këtë dhjetor, Miami do të presë një turne shumë të veçantë të futbollit për të rinjtë, ku do të shfaqen disa nga klubet më të mira nga e gjithë bota. E ardhmja e lojës do të shfaqet plotësisht dhe është më shumë se thjesht ndeshje – ne kemi disa ditë të pabesueshme të planifikuara me shumë aktivitete të tjera emocionuese. Bëhet fjalë për gjeneratën e ardhshme. Shpresoj se ju pëlqen! Ky është ”Messi Cup”.”, ka shkruar Messi.
Ku turne do të mbahet me futbollistë të ekpieve nën 16-vjeç, ku do të marrin pjesë tetë skuadra.
River Plate, Newell’s Old Boys, Inter Miami, Barcelona, Atlético Madrid, Chelsea, Manchester City dhe Inter Milan do të jenë skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e parë të ”Messi Cup”./IndeksOnline/