08:18 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Messi debuton me supergol, “magjia” e tij i sjell fitoren Inter Miamit në sekondat e fundit

Lionel Messi ka debutuar me gol te skuadra amerikane Inter Miami.

Ylli argjentinas bëri debutimin në ndeshjen kundër skuadrës mekskane Cruz Azul, e vlefshme për Kupën e Ligave të Amerikës Veriore dhe Qendrore, shkruan IndeksOnline.

36-vjeçari shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në sekondat e fundit të ndeshjes, në minutën 90+4, duke i sjellur fitoren Inter Miamit me rezultat 2-1.

Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 54-të, dhe iu deshën vetëm 40 minuta për të shënuar golin e parë./IndeksOnline/