Messi del kundër Interit, nuk e lejon transferimin e Vidalit
Interi është duke kërkuar të nënshkruaj me Arturo Vidal që në merkaton e janarit.
Futbollisti nuk duket i kënaqur me minutazhin në “Camp Nou” dhe është i gatshëm të largohet, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, në kohët e fundit Vidal ka zënë hapsirë në skemat e Valverdes.
Por pengesën kryesore për të nënshkruar me Vidalin, Interi e ka Lionel Messin.
Argjentinasi duket se po i bën presion drejtuesve që të mos e largojnë atë nga skuadra. /IndeksOnline/