75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Messi dhe Ramos po zhvillojnë paraqitje fantastike tek PSG, klubi angazhohet për rinovim kontrate

Lionel Messi dhe Sergio Ramos po bëjnë një fillim të mirë të sezonit dhe drejtorii PSG-së, Luis Campos tashmë do të punojë për të rinovuar kontratën e tyre, e cila skadon në vitin 2023, sipas L’Équipe.

Messi po rikthehet në formën që e dalloi si lojtar i  madh te Barcelona dhe Sergio Ramos ka tejkaluar dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë jashtë sezonin e kaluar. Mbrojtësi spanjoll aktualisht është i padiskutueshëm në njëmbëdhjetëshen e trajnerit Christophe Galtier.

Luis Campos po planifikon gjithashtu rinovimin e kontratës së Marco Verrattit, por ky proces do të jetë për më vonë sepse mesfushori italian ka kontratë deri në vitin 2024.