75 Mall Live Search
07:54 / E Enjte, 14 Mars 2024 / G T

Messi dhe Suarez fantastik, i japin fitoren Inter Miamit dhe e kualifikojnë tutje

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Nashville SC me rezultatin 3:1, i përgjithshmi 5:3.

Gol në këtë takim shënoi ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, shkruan Indeksonline

Messi përveç golit bëri edhe një asist te Luis Suarez.

Në anën tejtër, ish-sulmuesi i Barcelonës (Suarez) shënoi një gol dhe bëri një asist te goli i shënuar nga Taylor.

Me këtë fitore, Inter Miami kualifikohet në çerekfinale të CONCACAF Champions Cup. Si kundërshtar pritet ta ketë fituesin e ndeshjes, Monterrey dhe Cincinnati./Indeksonline/