75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 29 Maj 2025 / G T

Messi dhe Suarez shkëlqejnë kundër skuadrës së Vrionit, shënojnë nga dy gola

Lionel Messi dhe Luis Suarez e rikthyen Inter Miamin në rrugën e fitores, teksa skuadra e Floridës mposhti FC Montrealin me rezultatin 4-2.

Messi dhe Suarez shënuan nga dy gola secili, me argjentinasin që i dha epërsinë Inter Miamit në minutën e 27-të. Sulmuesi uruguaian shënoi dy gola në minutën e 68-të, dhe vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, shkruan Indeksonline

Montreal shënoi një gol në minutën e 74-të me anë të Dante Seeley, por Messi ia riktheu Inter Miamit epërsinë prej tre golash tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Rezultati përfundimtar u shënua nga Victor Loturi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Suarez nuk kishte shënuar që nga fitorja e fundit e Inter Miamit më 3 maj dhe kishte vetëm dy gola në ndeshjet e MLS këtë sezon.

Inter Miami arriti vetëm fitoren e dytë në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Ekipi i Javier Mascheranos ka qenë i pasuksesshëm në katër ndeshjet e fundit në MLS. Me këtë sukses, skuadra e Floridas u ngjit në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore./Indeksonline/