75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / L A

Messi dhuron spektakël në play-off të MLS, shënon 2 gola në fitoren ndaj Nashville

Lionel Messi duket se nuk do të ndalet deri të arrijë qëllimin e tij me Inter Miamin.

“La Pulga”, shënoi 2 gola në ndeshjen e parë të play-offit të “MLS Cup”, ndaj Nashville duke shënuar 31 gola në sezon.

Messi, po ashtu ka fituar edhe “Këpucën e Artë” të MLS për sezonin 2025.

Përveç tij shënoi edhe Allende në minutën e 62-të, ndërsa për skuadrën mysafire shënoi Mukhtar në fund të ndeshjes.

Rezultati u mbyll 3-1 në favor të Inter Miamit, të cilët ndeshjen e kthimit do ta luajnë më 31 dhjetor./IndeksOnline/